REZERVO
R e s t o r a n t i

NË KETA HOTEL BUKURIA DHE SHIJA DO TË ZGJOJNË TË GJITHA SHQISAT TUAJA

Ngjyrat dhe aromat tradicionale janë përbërësit kryesor të kuzhinës tonë!
Shija autoktone…

Mënyra e mikpritjes së mysafirëve tanë është edhe pjesa e kuzhinës. Ne i trajtojmë ata në mënyrën më të mirë të mundshme, duke ua plotësuar çdo kërkesë edhe nga kuzhina jonë!

Për këtë arsye Keta Hotel përdor mirë përvojën dhe bashkëpunimin e kuzhinierëve profesionistë dhe të gjithanshëm, të aftë për të ndjekur shijet më të fundit të kuzhinës, pa harruar traditën. Të njëjtat elementë që dallojnë traditën tonë janë përbërësit themelorë të pjatave që e bëjnë kuzhinën tonë të famshme. Këta përbërës të shkëlqyeshëm, produkte të shkëlqyera tokësore, të transformuara dhe të përpunuara në duart e shkathta të kuzhinierëve tanë, ju sjellin përvoja të reja të kënaqshme për t’i shijuar.

Kuzhina jonë ju përgjigjet të gjitha kërkesave tuaja, duke përfshirë stinën në të cilën ndodhemi!
TARRACA

Tarraca e mrekullueshme panoramike ku ndodhet restoranti i Hotelit Keta, është perfekte për ditët e nxehta të verës. Salla e brendshme është e zbukuruar me disa fotografi që të japin jetë dhe kjo e plotëson ofertën e hotelit për të gjetur një vendndodhje ideale që do t'i bëjë momentet tuaja më të rëndësishme të paharrueshme.

Kuzhina

Është arti i të gatuarit dhe dashuria që ushqimin e bëjnë aq të shijshëm, por edhe përvoja dhe përkushtimi janë pjesë e pandashme e tyre. Keta Hotel, në gërshetim me këto elemente dhe produktet më të freskëta, ju mundëson të shijoni shije të ndryshme dhe të kërkuara.

A p a r t m e n t
+

Një strehë private me bukurinë e Mavrovës.